Zjarr i madh në Lezhë, flakët përfshijnë fabrikën e peshkut, një zjarrfikës i lënduar, devijohet qarkullimi i mjeteve

redaktor

 

Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë rreth orës 6 të mëngjesit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Nga pamjet e siguruara nga mediat shihet që tymi i zi ka pushtuar të gjithë zonën rreth fabrikës.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Një prej tyre nuk është ndjerë mirë dhe është asistuar nga kolegët e policisë për t’u dërguar më pas në spital.

Për shkak të prezencës së madhe te tymit, mjetet kanë devijuar rrugën Lezhë-Tiranë dhe po përdorin aksin e vjetër rrugor.

n.s. / dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *