Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë rreth orës 6 të mëngjesit.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Nga pamjet e siguruara nga mediat shihet që tymi i zi ka pushtuar të gjithë zonën rreth fabrikës.
Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.
Një prej tyre nuk është ndjerë mirë dhe është asistuar nga kolegët e policisë për t’u dërguar më pas në spital.
Për shkak të prezencës së madhe te tymit, mjetet kanë devijuar rrugën Lezhë-Tiranë dhe po përdorin aksin e vjetër rrugor.
n.s. / dita

