Çdo ushtar që ruante ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi ka humbur jetën.
Lajmin e dha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shtuar se ai do t’i bënte homazhe të vdekurve, ndërsa mediat e huaja publikuan edhe komunikimin e fundit me radio midis komandantëve të forcave ruse dhe ukrainase.
Një anëtar i ushtrisë ruse dëgjohet teksa thotë: “Jam anije ruse. E përsëris jam anije ruse. Ju kërkoj që të qëndroni ulur mbi duart tuaja menjëherë për të shmangur gjakderdhjen dhe vdekjet e pajustifikuara. Ndryshe do bombardoheni. Vini re! Vini re!”
Por asnjë prej tyre, përfshirë edhe një grua, nuk pranoi që të dorëzohej dhe u ekzekutuan nga forcat ruse. Në momentet e fundit u dëgjua teksa një ushtar ukrainas u përgjigj: “Anije luftarake ruse, shko ******”
?️Ukraine’s chief of staff said that Russia is using the Gomel airfield in Belarus to line up troops ready to assault Kyiv, due to damage to the Hostomel military airporthttps://t.co/UnYD3X4TpC pic.twitter.com/mgk0BFLhVV
— The Telegraph (@Telegraph) February 25, 2022
j.l./ dita

Sikur te tregohej edhe renia e nje predhe mbi ishull, do behej me e besueshme vrasja e ushtareve. Po nese jane dorezuar?
Asgjë nuk pamë. Qënkan pamje të shekullit të 19-të, sepse atëherë nuk kishte kamera.