VIDEO: “Ikni q*****”, ‘bie’ Ishulli i Gjarpërinjve, rusët vrasin të gjithë ushtarët ukrainas

J L

Çdo ushtar që ruante ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi ka humbur jetën.

Lajmin e dha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shtuar se ai do t’i bënte homazhe të vdekurve, ndërsa mediat e huaja publikuan edhe komunikimin e fundit me radio midis komandantëve të forcave ruse dhe ukrainase.

Një anëtar i ushtrisë ruse dëgjohet teksa thotë: “Jam anije ruse. E përsëris jam anije ruse. Ju kërkoj që të qëndroni ulur mbi duart tuaja menjëherë për të shmangur gjakderdhjen dhe vdekjet e pajustifikuara. Ndryshe do bombardoheni. Vini re! Vini re!”

Por asnjë prej tyre, përfshirë edhe një grua, nuk pranoi që të dorëzohej dhe u ekzekutuan nga forcat ruse. Në momentet e fundit u dëgjua teksa një ushtar ukrainas u përgjigj: “Anije luftarake ruse, shko ******”

j.l./ dita 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *