Forcat ruse kanë hyrë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët lokalë.
Sipas BBC udhëheqësi i administratës rajonale të Harkivit, Oleg Sinegubov, ka deklaruar se mjetet ushtarake “kanë depërtuar në qytet”.
Para deklaratave të tij, pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin disa makina ushtarake ruse në zonat e afërta të Harkivit.
“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”.
Ndërkohë mediat ukrainase kanë raportuar se edhe qyteti Nova Kakhavka ka rënë në duart e rusëve. Ky është qytet i vogël, por me rëndësi strategjike në Lumin Dniepër, i cili furnizon me ujë Gadishullin e Krimesë.
Kryebashkiaku i qytetit, Volodymyr Kovalenko është raportuar të ketë thënë se janë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga qyteti.
Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshëm deri më tani, me forcat ushtarake që kërcënojnë tani qytetet Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol.
n.s. / dita

Keta Volodymyret ne Ukraine qenkan ngritur te gjithe ne poste pas marrjes presidences nga aktori komedian Volodymyr Z.
Putini e shikon si clirim te Ukrahines dhe sigurim te Rusise, pa e kuptuar se tani edhe me shume ukrahinas do ta shohin Rusine si vend agresor! Rezultatet qe mund te arrinte edhe pa nderhyrje ushtarake -mendimi im- kishin pwr te qene mw tw favorshme per Rusine ne kohra afat-gjate!
Nuk e di kush i hodhi trute e gomarit!?. Ndoshta ndonje oferte gjermano-perendimore per ndarjen e Ukrahines! Ndoshta, gjera qe ne bagetia ketej poshte nuk kemi per ti marre kurre vesh!