Rusët hyjnë në Harkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, marrin nën kontroll zonën lumore që furnizon me ujë Krimenë

redaktor

 

Forcat ruse kanë hyrë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Sipas BBC udhëheqësi i administratës rajonale të Harkivit, Oleg Sinegubov, ka deklaruar se mjetet ushtarake “kanë depërtuar në qytet”.

Para deklaratave të tij, pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin disa makina ushtarake ruse në zonat e afërta të Harkivit.

“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”.

Ndërkohë mediat  ukrainase kanë raportuar se edhe qyteti Nova Kakhavka ka rënë në duart e rusëve. Ky është qytet i vogël, por me rëndësi strategjike në Lumin Dniepër, i cili furnizon me ujë Gadishullin e Krimesë.

Kryebashkiaku i qytetit, Volodymyr Kovalenko është raportuar të ketë thënë se janë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga qyteti.

Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshëm deri më tani, me forcat ushtarake që kërcënojnë tani qytetet Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol.

n.s. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Keta Volodymyret ne Ukraine qenkan ngritur te gjithe ne poste pas marrjes presidences nga aktori komedian Volodymyr Z.

  • Putini e shikon si clirim te Ukrahines dhe sigurim te Rusise, pa e kuptuar se tani edhe me shume ukrahinas do ta shohin Rusine si vend agresor! Rezultatet qe mund te arrinte edhe pa nderhyrje ushtarake -mendimi im- kishin pwr te qene mw tw favorshme per Rusine ne kohra afat-gjate!
    Nuk e di kush i hodhi trute e gomarit!?. Ndoshta ndonje oferte gjermano-perendimore per ndarjen e Ukrahines! Ndoshta, gjera qe ne bagetia ketej poshte nuk kemi per ti marre kurre vesh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *