Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan bisedoi sot në telefon me homologun bjellorus Aleksandër Lukashenko.
Lajmi u konfirmua nga zyra e Presidencës së Turqisë.
Lideri i shtetit turk i bëri me dije udhëheqësit bjellorus se vendi i tij do të bëjë gjithçka për të ndaluar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës me qëllim vendosjen e paqes, raporton Reuters.
Erdogan ka kritikuar Perëndimin se nuk ka marrë vendimet e duhura për të frenuar sulmin rus në Ukrainë.
Nga ana tjetër, Lukashenko tha se ushtria bjelloruse mund të përfshihet në luftën në Ukrainë në krahun e aleatit të tij rus.
j.l./ dita

Erdogan duhet te beje aleance te forte me nacionalistet Greke qe te pengojne nxitjen e luftes ne ballkan nga Sorros & Co.
Konflikti Greqi Turqi eshte nonsence sepse te dyja kane shume dete e brigje aq sa nuk ja dalin dot.