Lufta në Ukrainë, Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Lukashenkon

J L

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan bisedoi sot në telefon me homologun bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Lajmi u konfirmua nga zyra e Presidencës së Turqisë.

Lideri i shtetit turk i bëri me dije udhëheqësit bjellorus se vendi i tij do të bëjë gjithçka për të ndaluar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës me qëllim vendosjen e paqes, raporton Reuters.

Erdogan ka kritikuar Perëndimin se nuk ka marrë vendimet e duhura për të frenuar sulmin rus në Ukrainë.

Nga ana tjetër, Lukashenko tha se ushtria bjelloruse mund të përfshihet në luftën në Ukrainë në krahun e aleatit të tij rus.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Erdogan duhet te beje aleance te forte me nacionalistet Greke qe te pengojne nxitjen e luftes ne ballkan nga Sorros & Co.
    Konflikti Greqi Turqi eshte nonsence sepse te dyja kane shume dete e brigje aq sa nuk ja dalin dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *