Disa raketa balistike u hodhën drejt një baze amerikane dhe konsullatës së SHBA në Erbil në Irakun veri-perëndimor të shtunën mbrëma, sipas Agjencisë irakiane të Lajmeve (INA).
Mediat arabe kanë konfirmuar se raketat që sulmuan bazën dhe konsullatën janë nisur nga Irani.
“Al Hadath” raporton duke iu referuar burimeve ushtarake iraniane se sulmi ndaj amerikanëve në Irak erdhi si një përgjigje ndaj vrasjes së liderëve të Gardës Revolucionare gjatë muajve të fundit në Siri dhe Irak.
Më i rendësishmi prej tyre ishte Qaseem Soleimani (në foto) i cili u vra me dron nga SHBA-të në Irak.
Paraprakisht mësohet se nga sulmi nuk pati viktima, megjithatë avionë të SHBA-ve gjenden aktualisht në qiellin e Irakut, gjë që mund të çojë në një kundërpërgjigje ndaj iranianëve.
Më herët SHBA-të janë goditur nga milicët në Irak dhe Siri të mbështetur nga Irani. Ky sulm është i pari në shumë vite që vjen direkt nga toka e Iranit.
A ballistic missile attack has taken place on the U.S. consulate in Erbil, #Iraq. The missiles were fired from Tabriz, #Iran. pic.twitter.com/JsHizZYd9v
— AEROSINT Division PSF (@PSFAERO) March 12, 2022
n.s. / dita

të ndërsyer nga putana?!
me siguri!!
të shohim si ka për të përfunduar!!
Shtet legen gjeten rastin meqe bota e ka mendien tek lufta ne ukrain ,
Te pabese dhe burracake!
Per menyren e poshter me te cilen amerika e futi ne kurth dhe e vrau Kasem Sulejmanin, shteti i Iranit nuk duhet te ulet kurre ne nje tavoline me Ameriken, pa ja marre hakun nje me nje.