Irani godet me raketa bazën dhe konsullatën amerikane në Irak, mediat arabe: Hakmarrje për vrasjen e kreut të Gardës

redaktor

 

Disa raketa balistike u hodhën drejt një baze amerikane dhe konsullatës së SHBA në Erbil në Irakun veri-perëndimor të shtunën mbrëma, sipas Agjencisë irakiane të Lajmeve (INA).

Mediat arabe kanë konfirmuar se raketat që sulmuan bazën dhe konsullatën janë nisur nga Irani.

“Al Hadath” raporton duke iu referuar burimeve ushtarake iraniane se sulmi ndaj amerikanëve në Irak erdhi si një përgjigje ndaj vrasjes së liderëve të Gardës Revolucionare gjatë muajve të fundit në Siri dhe Irak.

Më i rendësishmi prej tyre ishte Qaseem Soleimani (në foto) i cili u vra me dron nga SHBA-të në Irak.

Paraprakisht mësohet se nga sulmi nuk pati viktima, megjithatë avionë të SHBA-ve gjenden aktualisht në qiellin e Irakut, gjë që mund të çojë në një kundërpërgjigje ndaj iranianëve.

Më herët SHBA-të janë goditur nga milicët në Irak dhe Siri të mbështetur nga Irani. Ky sulm është i pari në shumë vite që vjen direkt nga toka e Iranit.

n.s. / dita

 

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *