Po kapitalizmi a është legjitim-o shoku Fatos?

J L

Kohë brilante për vampirët,

kohë e keqe për të mirët,

ujqëria është në rregull,

se ka rënë e zeza mjegull.

 

Korrupsioni ha e ha,

ju bë barku sa një ka,

sa një ka e sa një lopë,

fukarai rënkon në gropë.

 

Rendi i ri qënkish hata,

njeriu njeriun ha,

po dikur nuk e besonim,

na u desh që ta provonim.

 

Shumica s’ka bukë të hajë,

dhe prapë i thotë derrit dajë,

zia zi e vapa vapë,

barku bosh e err me vrap!

 

Tani do pyes Fatosin,

që u kruajt me Kollosin,

Kollosin e Komunizmit,

Njëshin e gjithë njerëzimit.

 

Për Marksin po ju llafos,

që ju qep shoku Fatos,

një vrull Rosinanti mori,

dhe ilegjitim e nxori!

 

Po tani ky rendi ynë,

ku ha njeriu njerinë,

më thuaj-o miku im,

pse na qenka legjitim?!.

 

Ku qentë janë pasuruar,

nga puna e papaguar,

puna që krijon mbivlerën,

dhe të mirës i mbyll derën!

 

***

 

Kohë pa zemër…

 

Jam ateist e s’bëj hesap,

se fill pas vdekjes do kem gjyqin,

po shpesh në befasi e kap,

shokun Arben duke bërë kryqin!..

 

Po ç’bën kështu-Arben o lumë,

kështu pranuar ti ke gjyqin,

duket në jetë ke halle shumë,

gjersa shpëtim ke zgjedhur kryqin?!.

 

Greminë e pus i pambaruar,

koha pa zemër e robotit,

sa ateistët e betuar,

përunjësisht i luten Zotit!

 

20 Gusht 2017

 

Share This Article
2 Comments
    • Ç’thua o Guri Naimit? Fjala e Dukës fjalë e Zotit? Duka dikur i thurrte lavde Enverit dhe topeve të tij “prej çeliku”, pikërisht Enverit që hoqi fenë dhe persekutoi e vrau klerikët. Ishte po Duka që krahasonte Enverin duke e quajtur si një Krisht. E ishte po Duka që quante Ramën diellin e vatrave shqiptare. Në fakt Krishti është quajtur si Dielli i njerëzimit, se rreth tij (rreth së vërtetës) rrotullohet gjithshka. Po të krahasosh edhe Ramën me Krishtin duke e quajtur Diell?!!! Që ta kuptosh edhe ti o Guri, Duka ishte thjesht një bejtexhi që i thurrte lavde diktatorëve, qofshin qiellorë apo tokësorë. Prandaj, të paktën ti o Guri Naimit mos gabo si Duka, mos e krahaso bejten me Zotin, se nuk ka lidhje fare me të vërtetën. As Ben Duka vetë nuk dinte çfarë besonte, e ndoshta nuk e kuptonte të vërtetën, por sigurisht që kishte tmerrësisht frikë nga diktatorët e kështu i adhuronte nga frika e i thurrte lavde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *