Kohë brilante për vampirët,
kohë e keqe për të mirët,
ujqëria është në rregull,
se ka rënë e zeza mjegull.
Korrupsioni ha e ha,
ju bë barku sa një ka,
sa një ka e sa një lopë,
fukarai rënkon në gropë.
Rendi i ri qënkish hata,
njeriu njeriun ha,
po dikur nuk e besonim,
na u desh që ta provonim.
Shumica s’ka bukë të hajë,
dhe prapë i thotë derrit dajë,
zia zi e vapa vapë,
barku bosh e err me vrap!
Tani do pyes Fatosin,
që u kruajt me Kollosin,
Kollosin e Komunizmit,
Njëshin e gjithë njerëzimit.
Për Marksin po ju llafos,
që ju qep shoku Fatos,
një vrull Rosinanti mori,
dhe ilegjitim e nxori!
Po tani ky rendi ynë,
ku ha njeriu njerinë,
më thuaj-o miku im,
pse na qenka legjitim?!.
Ku qentë janë pasuruar,
nga puna e papaguar,
puna që krijon mbivlerën,
dhe të mirës i mbyll derën!
***
Kohë pa zemër…
Jam ateist e s’bëj hesap,
se fill pas vdekjes do kem gjyqin,
po shpesh në befasi e kap,
shokun Arben duke bërë kryqin!..
Po ç’bën kështu-Arben o lumë,
kështu pranuar ti ke gjyqin,
duket në jetë ke halle shumë,
gjersa shpëtim ke zgjedhur kryqin?!.
Greminë e pus i pambaruar,
koha pa zemër e robotit,
sa ateistët e betuar,
përunjësisht i luten Zotit!
20 Gusht 2017
Foto me te ndrite SHPIRTI Fjala YTE fjale ZOTI!
Guri Naimit D.
Ç’thua o Guri Naimit? Fjala e Dukës fjalë e Zotit? Duka dikur i thurrte lavde Enverit dhe topeve të tij “prej çeliku”, pikërisht Enverit që hoqi fenë dhe persekutoi e vrau klerikët. Ishte po Duka që krahasonte Enverin duke e quajtur si një Krisht. E ishte po Duka që quante Ramën diellin e vatrave shqiptare. Në fakt Krishti është quajtur si Dielli i njerëzimit, se rreth tij (rreth së vërtetës) rrotullohet gjithshka. Po të krahasosh edhe Ramën me Krishtin duke e quajtur Diell?!!! Që ta kuptosh edhe ti o Guri, Duka ishte thjesht një bejtexhi që i thurrte lavde diktatorëve, qofshin qiellorë apo tokësorë. Prandaj, të paktën ti o Guri Naimit mos gabo si Duka, mos e krahaso bejten me Zotin, se nuk ka lidhje fare me të vërtetën. As Ben Duka vetë nuk dinte çfarë besonte, e ndoshta nuk e kuptonte të vërtetën, por sigurisht që kishte tmerrësisht frikë nga diktatorët e kështu i adhuronte nga frika e i thurrte lavde.