Është dita e 55- të e luftës dhe tashmë ofensiva e trupave ruse kundër Ukrainës lindore ka filluar. Alarmi u ngrit nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se tani mund të themi se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbas, për të cilën janë përgatitur prej disa kohësh dhe se një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj ofensive.
Ndërsa sipas analistëve, ky është fillimi i fazës së dytë të luftës. Ndërkohë bombardime ka pasur në Lviv, Kharkiv dhe Dnipro ndërsa Mariupolit është kthyer në një grumbull rrënojash dhe civilët e bllokuar në qytet janë të rraskapitur. Por zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se qyteti i Mariupolit nuk ka rënë dhe se ukrainasit po rezistojnë. Presidenti i SHBA, Joe Biden, në një komunikim me aleatët, kërkoi që të vendosen sanksione të tjera kundër Rusisë dhe izolimin e vendit. Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka deklaruar se Moska nuk do të përdorë armë bërthamore.
Rusia ka dëbuar 40 diplomatë evropianë. Kjo duke se ishte hakmarrja e Rusisë për të gjitha sanksionet që ka marrë Perëndimi ndaj saj.
Më tej sipas një zyrtari të lartë të administratës, zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së po shikojnë çdo mjet në dispozicion për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për luftën në Ukrainë, duke përfshirë mundësinë e etiketimit të Rusisë si një sponsor shtetëror i terrorizmit. Procesi mund të zgjasë disa javë përpara se të merret një vendim, tha zyrtari.
Zyrtarët në Ukrainën lindore kanë raportuar tetë të tjerë të vdekur civilë të hënën. Katër persona u vranë nga bombardimet ruse në zonën e Donetskut, shkroi guvernatori i rajonit në Telegram. Dhe të paktën katër të tjerë u vranë pasi qyteti i Kreminës ra në duart e armikut gjatë natës, sipas kreut të rajonit të Luhansk.
Të dy rajonet formojnë Donbasin e Ukrainës, ku presidenti Zelensky thotë se një betejë e madhe për kontroll është duke u zhvilluar.
Më herët sot, u raportuan se shtatë persona u vranë gjithashtu nga sulmet e reja me raketa në qytetin perëndimor të Lviv, dhe dy të tjerë në Kharkiv në veri.
Ministri i Jashtëm rus Sergei lavrov, tha se Rusia po fillon fazën tjetër të një operacioni special në Ukrainë. Ai vuri në dukje se operacioni rus synon çlirimin e plotë të republikave të Donetsk dhe Luhansk.Ministri shtoi se trupat ruse gjatë operacionit special në Ukrainë veprojnë vetëm kundër infrastrukturës ushtarake dhe jo kundër civilëve.
a.m/dita

Shqiptaret duhet te ndalojne filmi Skenderbeu. Ashtu sic e ndaloje dhe Enver Hoxha. Asgje ruse nuk duhet te kete vend ne trojet tona. Aq me teper kur behet fjale per nje hero kombetar.
Nga komentet me me konfuze qe kam lexuar ndonjehere.