Biden thirrje aleatëve: Sanksione të reja dhe izolim të Rusisë! Lavrov: Moska nuk do të përdorë armë bërthamore

Amelda Amelda

Është dita e 55- të e luftës dhe tashmë ofensiva e trupave ruse kundër Ukrainës lindore ka filluar. Alarmi u ngrit nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se tani mund të themi se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbas, për të cilën janë përgatitur prej disa kohësh dhe se një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj ofensive.

Ndërsa sipas analistëve, ky është fillimi i fazës së dytë të luftës. Ndërkohë bombardime ka pasur në Lviv, Kharkiv dhe Dnipro  ndërsa Mariupolit është kthyer në një grumbull rrënojash dhe civilët e bllokuar në qytet janë të rraskapitur. Por zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se qyteti i Mariupolit nuk ka rënë dhe se ukrainasit po rezistojnë. Presidenti i SHBA, Joe Biden, në një komunikim me aleatët, kërkoi që të vendosen sanksione të tjera kundër Rusisë dhe izolimin e vendit. Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka deklaruar se Moska nuk do të përdorë armë bërthamore.

Rusia ka dëbuar 40 diplomatë evropianë. Kjo duke se ishte hakmarrja e Rusisë për të gjitha sanksionet që ka marrë Perëndimi ndaj saj.

Më tej sipas një zyrtari të lartë të administratës, zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së po shikojnë çdo mjet në dispozicion për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për luftën në Ukrainë, duke përfshirë mundësinë e etiketimit të Rusisë si një sponsor shtetëror i terrorizmit. Procesi mund të zgjasë disa javë përpara se të merret një vendim, tha zyrtari.

Zyrtarët në Ukrainën lindore kanë raportuar tetë të tjerë të vdekur civilë të hënën. Katër persona u vranë nga bombardimet ruse në zonën e Donetskut, shkroi guvernatori i rajonit në Telegram. Dhe të paktën katër të tjerë u vranë pasi qyteti i Kreminës ra në duart e armikut gjatë natës, sipas kreut të rajonit të Luhansk.

Të dy rajonet formojnë Donbasin e Ukrainës, ku presidenti Zelensky thotë se një betejë e madhe për kontroll është duke u zhvilluar.

Më herët sot, u raportuan se shtatë persona u vranë gjithashtu nga sulmet e reja me raketa në qytetin perëndimor të Lviv, dhe dy të tjerë në Kharkiv në veri.

Ministri i Jashtëm rus Sergei lavrov, tha se Rusia po fillon fazën tjetër të një operacioni special në Ukrainë. Ai vuri në dukje se operacioni rus synon çlirimin e plotë të republikave të Donetsk dhe Luhansk.Ministri shtoi se trupat ruse gjatë operacionit special në Ukrainë veprojnë vetëm kundër infrastrukturës ushtarake dhe jo kundër civilëve.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Shqiptaret duhet te ndalojne filmi Skenderbeu. Ashtu sic e ndaloje dhe Enver Hoxha. Asgje ruse nuk duhet te kete vend ne trojet tona. Aq me teper kur behet fjale per nje hero kombetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *