‘Kosova e pavarur’/ Vuçiç provokon, e përfshin në betimin si president: Do të përpiqem ta ruaj si pjesë të Serbisë

Amelda Amelda

Aleksandar Vuçiç është betuar si president i Serbisë, duke filluar mandatin e tij të dytë presidencial, pas zgjedhjeve të 3 prillit ku fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale me 58,59 për qind të votave.

Vuçiç, duke mbajtur dorën e djathtë mbi Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit, librin më të vjetër serb, shqiptoi tekstin e betimit ku përfshihet edhe Kosova. Ndërkohë që Kosova është shtet i pavarur, Vuçiç thotë se do të përpiqet ta ruajë atë si pjesë të Serbisë.

“Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve”.

Pas kësaj, ai ka nënshkruar tekstin e betimit dhe është intonuar himni i Serbisë. Ai më pas tregoi se cilat do të jenë prioritetet e udhëheqjes së tij.

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ballkani I shqyer I vuçiçit dhe si duhet shqyer kelyshi serb I millosheviçit ndermjet moskes dhe parisit.

    • Dardan,ne asnje menyre ata nuk munde te jene patriote.Qellimi i tyre eshte dhe ka qene jo zgjedhja e ceshtjes shqiptare,te cilet jetojne ne shume shtete ne Ballkan ,por perfitimi personal dhe grupor.Kur ishte lufta ne Kosove ,ata u larguan dhe akuzoshin UCK se ua prishen rehatin,nuk fitohet Sebia thoshin ate e din me se miri Rugova….Kur u fitua lufta ata te pakenaqur vazhduan edhe me ashper me demonizimin e UCK dhe ishin ne nje vije dhe ombrell me BIAn serbe.Ata patrioa qellim kan pase pshtetin dhe jo clirimin.Edhe ne ditet me te veshtira,Qellimi arsyeton mjetin,ka qene dhe eshte deviza e tyre.

  • Vuçiç PALLA!
    Popull idiot, akoma nuk e kane kuptuar se Kosova eshte shtet më vete, shtet i pavarur dhe me EUROn monedhë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *