Aleksandar Vuçiç është betuar si president i Serbisë, duke filluar mandatin e tij të dytë presidencial, pas zgjedhjeve të 3 prillit ku fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale me 58,59 për qind të votave.
Vuçiç, duke mbajtur dorën e djathtë mbi Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit, librin më të vjetër serb, shqiptoi tekstin e betimit ku përfshihet edhe Kosova. Ndërkohë që Kosova është shtet i pavarur, Vuçiç thotë se do të përpiqet ta ruajë atë si pjesë të Serbisë.
“Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve”.
Pas kësaj, ai ka nënshkruar tekstin e betimit dhe është intonuar himni i Serbisë. Ai më pas tregoi se cilat do të jenë prioritetet e udhëheqjes së tij.
a.m/dita
Ballkani I shqyer I vuçiçit dhe si duhet shqyer kelyshi serb I millosheviçit ndermjet moskes dhe parisit.
Te fala “patrioteve” shqiptare qe kundershtuan korigjimin e kufirit Kosove-Serbi!
Dardan,ne asnje menyre ata nuk munde te jene patriote.Qellimi i tyre eshte dhe ka qene jo zgjedhja e ceshtjes shqiptare,te cilet jetojne ne shume shtete ne Ballkan ,por perfitimi personal dhe grupor.Kur ishte lufta ne Kosove ,ata u larguan dhe akuzoshin UCK se ua prishen rehatin,nuk fitohet Sebia thoshin ate e din me se miri Rugova….Kur u fitua lufta ata te pakenaqur vazhduan edhe me ashper me demonizimin e UCK dhe ishin ne nje vije dhe ombrell me BIAn serbe.Ata patrioa qellim kan pase pshtetin dhe jo clirimin.Edhe ne ditet me te veshtira,Qellimi arsyeton mjetin,ka qene dhe eshte deviza e tyre.
Vuçiç PALLA!
Popull idiot, akoma nuk e kane kuptuar se Kosova eshte shtet më vete, shtet i pavarur dhe me EUROn monedhë!