“Operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”, Nano në Uashington, ja nga kush shoqërohet

J L

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndodhet në SHBA, për një vizitë pune disaditore.

Nano udhëtoi drejt Washington DC, me shefen e Zyrës së Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe me drejtorin e kabinetit, Kastriot Skënderaj.

Në ditën e parë të vizitës, Nano takoi në Washington DC, ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, Floreta Faber.

Nano është duke vijuar takimet me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë.

“Qëllimi i takimeve që po zhvillohen me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese Amerikane synon rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Policia e Shtetit e ka prioritet kryesor bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe në veçanti me partnerët strategjikë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Lajm I madh…takoi ambasadoren e vendit te tij….super lajm per gazeta….o zot…kjo ambasadorja 9 vjet ambasadore ne nje vend ka thy rekordin Guines…..Shqiperi hesapi bjeri ti bime

  • Nik-Kreu i SPAK-ut,nuk ka pse shkon ne Washington,sepse e ka ate ne Tirane,tek rruga Elbasanit.I shkon Kimi nje here ne dy jave,ndersa kreu i shkon asaj,dy-tre here ne jave….

  • S’ka c’i duhet Washingtonit perderisa KRAJAN e ka
    zene gjumi mbi dosjet e binomit BERISHA-META..!
    Sapo te zgjohet nga keto dy DOSJE atehere KRAJA
    opportunisti “for excellence” do te frohet me ceremoni
    zyrtare plot salltanete por deri atehere le te vazhdoje
    gjumin e tij letargjik dhe bashkepunetoret te merren
    me “sardhelet” apo “cironkat” te etiketuara ne gjuhen
    tone politike…..! Gezoni privilighegjet qe gezoni nga
    taksapaguasit shqiptare !!!! Haram, haram,haram buka
    e popullit …..!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *