Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndodhet në SHBA, për një vizitë pune disaditore.
Nano udhëtoi drejt Washington DC, me shefen e Zyrës së Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe me drejtorin e kabinetit, Kastriot Skënderaj.
Në ditën e parë të vizitës, Nano takoi në Washington DC, ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, Floreta Faber.
Nano është duke vijuar takimet me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë.
“Qëllimi i takimeve që po zhvillohen me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese Amerikane synon rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.
Policia e Shtetit e ka prioritet kryesor bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe në veçanti me partnerët strategjikë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
j.l./ dita
Po Artan Didi cfare do ne Fotografi
Lajm I madh…takoi ambasadoren e vendit te tij….super lajm per gazeta….o zot…kjo ambasadorja 9 vjet ambasadore ne nje vend ka thy rekordin Guines…..Shqiperi hesapi bjeri ti bime
Po kreu i SPAK-ut pse nuk shkon ne Washington?
Nik-Kreu i SPAK-ut,nuk ka pse shkon ne Washington,sepse e ka ate ne Tirane,tek rruga Elbasanit.I shkon Kimi nje here ne dy jave,ndersa kreu i shkon asaj,dy-tre here ne jave….
S’ka c’i duhet Washingtonit perderisa KRAJAN e ka
zene gjumi mbi dosjet e binomit BERISHA-META..!
Sapo te zgjohet nga keto dy DOSJE atehere KRAJA
opportunisti “for excellence” do te frohet me ceremoni
zyrtare plot salltanete por deri atehere le te vazhdoje
gjumin e tij letargjik dhe bashkepunetoret te merren
me “sardhelet” apo “cironkat” te etiketuara ne gjuhen
tone politike…..! Gezoni privilighegjet qe gezoni nga
taksapaguasit shqiptare !!!! Haram, haram,haram buka
e popullit …..!!!!