Mblidhet Kryesia e PD, dy emrat që po diskutohen për Sekretar të Përgjithshëm

J L

Në garë për Sekretar të Përgjithshëm në PD janë Flamur Noka dhe Arben Ristani. Lajmi konfirmohet nga burime për mediat.

Prej orës 14:00 ka nisur në selinë blu mbledhja e Kryesisë. Në këtë mbledhje do të miratohen kandidaturët e  Sali Berishës për tre poste të rëndësishme në parti.

Bëhet fjalë për postet për Sekretar të Përgjithshëm, Nënkryetarë dhe Sekretariatet e Partisë Demokratike.

Më pas në orën 17:00 të ditës së sotme do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të votuar kandidaturat.

Emra të përfolur për postin e nënkryetarëve janë, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe Luçiano Boçi.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *