Në garë për Sekretar të Përgjithshëm në PD janë Flamur Noka dhe Arben Ristani. Lajmi konfirmohet nga burime për mediat.
Prej orës 14:00 ka nisur në selinë blu mbledhja e Kryesisë. Në këtë mbledhje do të miratohen kandidaturët e Sali Berishës për tre poste të rëndësishme në parti.
Bëhet fjalë për postet për Sekretar të Përgjithshëm, Nënkryetarë dhe Sekretariatet e Partisë Demokratike.
Më pas në orën 17:00 të ditës së sotme do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të votuar kandidaturat.
Emra të përfolur për postin e nënkryetarëve janë, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe Luçiano Boçi.
j.l./ dita