Ndonjëherë kanë të drejtë të çmendurit, thotë Islami

anazapta

Kjo puna e postimit të thënieve në Facebook i është kthyer në traditë Kastriot Islamit. Ai e bën vazhdimisht këtë rit. Zakon të cilin e ka përsëritur edhe këtë fundjavë.  Këtë herë, i preferuari i tij ka qenë Uinston Çurçill. Shumë prej jush mund ta gjejnë veten tek thëniet e tij, kështu ka ndodhur edhe me Islamin. E para është: “Leksioni më i madh i jetës është se ndonjëherë kanë të drejtë të çmendurit…” Një nga komentuesit i thotë se “E keqja më e madhe për ju politikanët nuk ka arritur akoma z. Islami. Se ju po çmendni popullin, pastaj do e shikojnë të gjithë se kush ka të drejtë”. Duke qëndruar të Çurçilli, Islami servir thënien: Për t’u përmirësuar duhet të ndryshosh. Pra për të qenë perfekt duhet të ndryshosh shpesh…”  Nuk e ka menduar keq  autori, por as zotëria që e ka postuar, si duket në respekt të kësaj thënie ka lëvizur sa andej-këndej…në politikë. Dhe thënia e fundit: “Në kapitalizëm njerëzit kanë më shumë makina, kurse në komunizëm kanë më shumë parkingje…” Këtu gjen mbështetjen e një personazhi të njohur të policisë, Mit’hat Havarit, pasi ai i shkruan: Shumë e saktë!

kaci fototokaci fototoFB-islami

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *