Kjo puna e postimit të thënieve në Facebook i është kthyer në traditë Kastriot Islamit. Ai e bën vazhdimisht këtë rit. Zakon të cilin e ka përsëritur edhe këtë fundjavë. Këtë herë, i preferuari i tij ka qenë Uinston Çurçill. Shumë prej jush mund ta gjejnë veten tek thëniet e tij, kështu ka ndodhur edhe me Islamin. E para është: “Leksioni më i madh i jetës është se ndonjëherë kanë të drejtë të çmendurit…” Një nga komentuesit i thotë se “E keqja më e madhe për ju politikanët nuk ka arritur akoma z. Islami. Se ju po çmendni popullin, pastaj do e shikojnë të gjithë se kush ka të drejtë”. Duke qëndruar të Çurçilli, Islami servir thënien: Për t’u përmirësuar duhet të ndryshosh. Pra për të qenë perfekt duhet të ndryshosh shpesh…” Nuk e ka menduar keq autori, por as zotëria që e ka postuar, si duket në respekt të kësaj thënie ka lëvizur sa andej-këndej…në politikë. Dhe thënia e fundit: “Në kapitalizëm njerëzit kanë më shumë makina, kurse në komunizëm kanë më shumë parkingje…” Këtu gjen mbështetjen e një personazhi të njohur të policisë, Mit’hat Havarit, pasi ai i shkruan: Shumë e saktë!
S”ja vlen te merresh me me te
kacin dhe saliun tani ne pleqeri i ka kapur mitomania e stalinit. Kujtojne se ata qe nuk mendojne si keta te dy jane te cmendur :). Burreca qesharak
Kuvendi i ka te dyja : Dhe makinat dhe parkingjet ( alias dhe kapitalizmin dhe komunizmin ).
kaco….ki parasysh, burri po u trash nga koka dhe nga bythet hiqi vizen.nuk nigjohet me.
Vetem libra Fatmiri nuk I ka lexuar sa ka shkruar Islami.
Për Kaçin e ZI më vjen ndërmend shprehja :
“Të kishe dhe shpirtin siç ke surranë, na q….. nënën, na dogje fshanë”.
Ky është katandisur si Tataçi i Korçës që thoshte “ç’më duhet mua se ç’them unë”.