Barazon Partizani, tifozët kërcënojnë me jetë gjyqtarin

anazapta

Vllaznia dhe Partizani kanë marrë nga një pikë pa shumë vlerës, sidomos për vendasit, të cilët rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria. Mentor Mazrekaj u dha kryesimin të kuqve të mbetur me dhjetë lojtarë, në minutën e 68-të, por dhjetë minuta më pas Vukçeviç riktheu ekuilibrin që qëndroi deri në fund. Para golit të shënuar nga Partizani, gjyqtari Remzi Sadiku kishte nxjerrë nga loja Ibrahimin e të kuqve, me dy kartonë të verdhë. Në përfundim të takimit, tifozët e Partizanit, të njohur si grupimi Ultras Guerrils, kanë kërcënuar me jetë gjyqtarin Sadiku, me një deklaratë publike. “… njoftojmë se nuk mbajmë përgjegjësi për shëndetin e mafiozit, tendeciozit, të korruptuarit Remzi Sadiku… Që këtej e tutje do të ketë vetëgjyqësi, duke filluar nga Remzi Sadiku”, thuhet në deklaratën kërcënuese të tifozëve. Pika e marrë e barazon Partizanin me Laçin, ndërsa Vllazninë me Bylisin, por përherë e më tepër është kërcënuese Tirana, me fitoren e tretë radhazi. Në “Qemal Stafa”, bardheblutë përmbysën epërsinë e Besës, duke shënuar dy herë brenda pak minutave. Çelhaka shënoi një gol të shkëlqyer nga jashtë zonës në minutën e 13-të, por Gilberto barazoi në të 17-tën. Dy minuta më pas vjen goli i Kërçikut, që nuk u pasua nga të tjerë, edhe pse të dyja skuadrat patën raste, sidomos Tirana. Tri pikët e ngrenë Tiranën në vendin e dhjetë, vetëm një pikë poshtë zonës së shpëtimit, diçka thuajse e paimagjinueshme pak javë më parë.

 

KATEGORIA SUPERIORE

Java e 20-të

Të shtunën

Laçi-Teuta           2-1

Çela 31′, Nimani 60′ / Nika 93′

Lushnja-Bylis        2-0

Trashi 12′, Fonseka 88′

Kukësi-Flamurtari    3-2

Shameti 50′, Hysa 71′, Cikalleshi 80′ (p) / Lika 43′, Abilaliaj 85′

Skënderbeu-Kastrioti 2-0

Shkëmbi 43’, Pejiç 78’

Dje

Vllaznia-Partizani   1-1

Vukçeviç 78′ / Mazrekaj 68′

Tirana-Besa          2-1

Gilberto 17′, Kërçiku 19′ / Çelhaka 13′

 

Renditja

 N  Skuadra      P    Gol  F    B    H

1  Skënderbeu   41   30:15 12   5    3

2  Laçi         31   24:20 9    4    7

3  Partizani    31   19:15 9    4    7

4  Kukësi       30   20:20 8    6    6

5  Teuta        29   29:26 7    8    5

6  Besa         28   23:22 8    4    7

7  Flamurtari*  26   24:24 8    5    7

8  Bylis        23   19:19 5    8    7

9  Vllaznia     23   26:27 6    5    9

10 Tirana       22   10:18 6    4    10

11 Kastrioti    21   13:21 6    3    11

12 Lushnja      21   18:28 6    4    10

* Flamurtari -3 pikë

 

Share This Article
2 Comments
  • ca kane keta tifozate e partizanit pse qahene kot as gje su ka bere alabaku duka sa poshtersi i beri vlores nuk durohete po veteme pere te nxjere korcen kampion hahahahahah korca kampion hahahahahah po e vertet me alabakun duka beri vaki mos u merzisni shikon tani tirana fitore pas fitoresh dhe do shpetoi dhe pere partin do dali bylysi si ne kohene e xhaxhit envere pere partine do ta ha me gjithe llambarin hahahahah dhe alabakete duka e kapllanaje pere tirane e bejne ao per lulin qe te fitoi se ka dhene 2 milon dollare hahahaha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *