Vllaznia dhe Partizani kanë marrë nga një pikë pa shumë vlerës, sidomos për vendasit, të cilët rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria. Mentor Mazrekaj u dha kryesimin të kuqve të mbetur me dhjetë lojtarë, në minutën e 68-të, por dhjetë minuta më pas Vukçeviç riktheu ekuilibrin që qëndroi deri në fund. Para golit të shënuar nga Partizani, gjyqtari Remzi Sadiku kishte nxjerrë nga loja Ibrahimin e të kuqve, me dy kartonë të verdhë. Në përfundim të takimit, tifozët e Partizanit, të njohur si grupimi Ultras Guerrils, kanë kërcënuar me jetë gjyqtarin Sadiku, me një deklaratë publike. “… njoftojmë se nuk mbajmë përgjegjësi për shëndetin e mafiozit, tendeciozit, të korruptuarit Remzi Sadiku… Që këtej e tutje do të ketë vetëgjyqësi, duke filluar nga Remzi Sadiku”, thuhet në deklaratën kërcënuese të tifozëve. Pika e marrë e barazon Partizanin me Laçin, ndërsa Vllazninë me Bylisin, por përherë e më tepër është kërcënuese Tirana, me fitoren e tretë radhazi. Në “Qemal Stafa”, bardheblutë përmbysën epërsinë e Besës, duke shënuar dy herë brenda pak minutave. Çelhaka shënoi një gol të shkëlqyer nga jashtë zonës në minutën e 13-të, por Gilberto barazoi në të 17-tën. Dy minuta më pas vjen goli i Kërçikut, që nuk u pasua nga të tjerë, edhe pse të dyja skuadrat patën raste, sidomos Tirana. Tri pikët e ngrenë Tiranën në vendin e dhjetë, vetëm një pikë poshtë zonës së shpëtimit, diçka thuajse e paimagjinueshme pak javë më parë.
KATEGORIA SUPERIORE
Java e 20-të
Të shtunën
Laçi-Teuta 2-1
Çela 31′, Nimani 60′ / Nika 93′
Lushnja-Bylis 2-0
Trashi 12′, Fonseka 88′
Kukësi-Flamurtari 3-2
Shameti 50′, Hysa 71′, Cikalleshi 80′ (p) / Lika 43′, Abilaliaj 85′
Skënderbeu-Kastrioti 2-0
Shkëmbi 43’, Pejiç 78’
Dje
Vllaznia-Partizani 1-1
Vukçeviç 78′ / Mazrekaj 68′
Tirana-Besa 2-1
Gilberto 17′, Kërçiku 19′ / Çelhaka 13′
Renditja
N Skuadra P Gol F B H
1 Skënderbeu 41 30:15 12 5 3
2 Laçi 31 24:20 9 4 7
3 Partizani 31 19:15 9 4 7
4 Kukësi 30 20:20 8 6 6
5 Teuta 29 29:26 7 8 5
6 Besa 28 23:22 8 4 7
7 Flamurtari* 26 24:24 8 5 7
8 Bylis 23 19:19 5 8 7
9 Vllaznia 23 26:27 6 5 9
10 Tirana 22 10:18 6 4 10
11 Kastrioti 21 13:21 6 3 11
12 Lushnja 21 18:28 6 4 10
* Flamurtari -3 pikë

ca kane keta tifozate e partizanit pse qahene kot as gje su ka bere alabaku duka sa poshtersi i beri vlores nuk durohete po veteme pere te nxjere korcen kampion hahahahahah korca kampion hahahahahah po e vertet me alabakun duka beri vaki mos u merzisni shikon tani tirana fitore pas fitoresh dhe do shpetoi dhe pere partin do dali bylysi si ne kohene e xhaxhit envere pere partine do ta ha me gjithe llambarin hahahahah dhe alabakete duka e kapllanaje pere tirane e bejne ao per lulin qe te fitoi se ka dhene 2 milon dollare hahahaha
Ti Shqipear !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1 Ti duhet te regjistohesh ne shkolle fillore per te mesuar shkrim e kendim.