5 janar 2013

anazapta
gazeta dita cover

KEVA është emri i një prej organizatave greke, ndoshta më aktivja dhe me kapacitetet më të mëdha financiare dhe infrastrukturore për atë që në shtetin helen njihet si “Çështja e pazgjidhur e Vorio-Epirit”. Në Shqipëri është shkruar shumë pak për rolin e kësaj organizate, së fundmi studiuesi Auron Tare duke i’u referuar arkivave të deklasifikuara të CIA-s amerikane ka zbuluar se kjo organizatë ka qenë tejet aktive në rolin e saj të spiunazhit në Shqipëri që në vitin 1949, vit ky kur u kryen një sërë aksionesh të zbulimeve të huaja perëndimore në vendin tonë. KEVA janë inicialet e asaj që në gjuhën greke është përcaktuar si “Komiteti Qëndror i Çështjes së Epirit të Veriut”. Ndërsa është dokumentuar roli i saj në fushën e spiunazhit dhe rekrutimit në territorin shqiptar në vitet e turbullta 1949-1950,  me kalimin e dekadave kjo organizatë ka vazhduar aktivitetin e saj por edhe e ka përforcuar atë , ndërsa krerët e saj nuk kanë qenë as më shumë e as më pak sesa njerëz nga më të rëndësishmit në qarqet politike dhe fetare greke. Gazeta “DITA” ka mundur të sigurojë një material përmbledhës të organizatave Pan-Epiriote greke të botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndër të tjera përmendet dhe roli i KEVA-s në vitet 70-90 dhe funksioni i kësaj organizate si një bazë e fortë ekonomike dhe infrastrukturore, për mbajtjen e lidhjeve në Shqipëri, lobimin në senatin Amerikan si dhe ushtrimin e presionit mbi qeverinë greke sidomos për mbajtjen në fuqi të ligjit të luftës me Shqipërinë. Nga ky material bëhet e ditur se KEVA në Greqi drejtohet nga krerë të lartë të Kishës Ortodokse dhe të qeverisë greke, ndërsa aktiviteti i saj intensiv në Shqipëri vazhdon edhe sot e kësaj dite.

ME SHUME SOT NE “DITA”

Share This Article
8 Comments
  • deshira e madhe jona per tja futur njeri tjetrit ka bere ate qe ne te vetepunsohemi ne agjenturen greke , greku ska asnje faj se ka deshire vorioepirin, faji eshte i yni qe kontribojme me deshire ne kembim te pushtetit personal per te zhvatur popullin e thjeshte , duke i sherbyer grekut ,per mendimin tim pavaresia e shqiperise kto 100 vjet vetem sa e ka skllaveruar kte popull, shkurt nuk na e ka fajin greku pse ne jemi muter me njeri tjetrin

    • Te lumte goja. Te keqen tone ne e kerkojme tek te tjeret. Greku ben detyren e vet, qeveritaret tane e ndihmojne. Ne keta 100 vjet shtet shqiptar, ne 50 vjet grekut iu vu kufiri tek thana. Rri shtrember e fol drejt, mos moho.

  • Cili nga keta?? Mos duhet te thoshit CILET nga keta?? Nuk besoj se eshte nje, keta jane kabineti me i felliqur ne historine e Shqiperise pas 1912-s. Tradhetare qe duhen cuar ne litar

    • Te lumte, mialeksi, keta jane te gjithe dakort me ato qe ndodhin ne kurrizin e ketij populli, pra jane te gjithe ne sherbim. Keta meritojne vetem litarin.

  • Plehra te kombit!! dhe eshte sali berisha qe perhap frymen e plehrave. Ky njeri i semure per pushtet, po ben deme materiale dhe morale ne territorin dhe ADN-ne e Shqiperise qe do duhen breza te tere per ti zhbere. Mallkuar qofte brez pas brezi. Nuk dua asgje tjeter vecse ta zeje ky mallkim!

  • Mbi krye te kishes autoqefale shqiptare qe e krijoi imzot Noli,me ndihmen e Sali Berishes erdhi Janullatos. Fatos Nano nuk lejoi hapje te shkollave greke,ku nuk kishte minoritare,por Saliu po.Nano nuk lejoi ngritje te varrezave greke neper jugun e Shqiperise e Saliu po. Marrveshjen e kufirit detar e firmosi Saliu.Prandaj me shkon mendja te them nganjehere-Lavdi Enver Hoxhes-sepse per 50 vjet,Greku e Serbi nuk guxuan me na pa as ne sy. Tani po marrim vesh se kisha ortodokse Greke,drejtoka organizata te fuqishme antishqiptare,qe kerkojne Vorio-Epirin. Janullatos e Sali kurva,qenkan ortake

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *