E heqin nga puna, kanos me kaçavidë kryebashkiakun

anazapta

Policia e Përmetit ka vënë në pranga një shtetas, i cili në gjendje të dehur ka kanosur me një kaçavidë kreun e Bashkisë së Përmetit. Në njoftimin zyrtar të policisë deklarohet se “më datën 09.11.2012, rreth orës 19.30, në qendër të qytetit Përmet, në momentin që  kryetari i bashkisë Përmet Gilbert Jaçe ka dalë nga një lokal ku pinte kafe, shtetasi Nesti Janku, pasi kishte konsumuar alkool, i ka dalë përpara me një kaçavidë duke e  kanosur, fyer e ofenduar në publik për shkak të detyrës.

“Në shëtitore  është ndodhur një punonjës policie i komisariatit të Policisë Përmet i cili ka ndërhyrë menjëherë  për të neutralizuar këtë shtetas, por ky shtetas ka fyer dhe kundërshtuar me dhunë edhe punonjësin e policisë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Përmet, ku ka shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Përmet për veprime të mëtejshme  shtetasin Nesti Janku”.

Mësohet se shkak për ngjarjen ka qenë fakti se Janku punuar si shofer i administratës së bashkisë Përmet dhe para dy muajsh është hequr nga puna. Kryetari i bashkisë ka deklaruar se gjatë këtyre dy muajve  është fyer dhe ofenduar disa herë prej Jankut, pavarësisht se nuk e kishte denoncuar më parë këtë fakt.

Ndaj Nesti Jankut janë ngritur akuzat e “kanosjes për shkak të detyrës”, “fyerjes për shkak të detyrës”, si dhe “kundërshtimit të punonjësit të policisë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *