SHËNIM: Të përndjekurit, një “dëmshpërblim” që kurrë nuk do e marrin

redaktor

Pas 23 vjetësh, kauza gati e shenjtë e rehabilitimit të të përndjekurve politikë, është katandisur në një mesele, ku flitet vetëm për shifra parash që atyre duhet t`u jepen për vitet e burgut. Përmenda pak më sipër togfjalëshin ‘kauzë e shenjtë’, sepse me një vlerë kaq të lartë çmoheshin atë kohë ata njerëz, ajo kastë heronjsh, të gjallë e të vdekur bashkë, që e kishin paguar shtrenjtë kundërshtinë ndaj rregjimit. Dhe duke qenë kështu, “dëmshpërblim” kryesor për ta konsiderohej që “të bëhej Shqipëria”, ajo për të cilën ata kishin vuajtur mizorisht dhe që e kishin ëndërruar, ndonëse më pas u luajt dhe karta e rehabilimit në shoqëri, me bonuse të ndryshme sociale, përfshirë dhe pagesa në të holla për vitet e burgut. E tani, debati për ta ka ngecur vetëm te tufat me kartmonedha që ata ëndërrojnë të marrin për ta shtyrë ca, në aq vite sa u kanë mbetur, se ajo më kryesorja, Shqipëria, zorr se do bëhet, ashtu siç ata e deshën. Dhe ky sindrom, është shndërruar në një epidemi mbarëshoqërore tek ne: vetëm të bëjë ca para, pa në djall Shqipëria!

Share This Article
2 Comments
  • Te perndjekurit kerkuan gjithmone demshperblim lekesh per vete dhe nuk kerkuan demshperblim per Shqiperine qe vuajti diktaturen. Keta ish te denuar mblidheshin vetem per leke e jo kur shikonin krye-persekutorin FEHMI ABDIU qe drejtonte Gjykaten Kushtetuese, apo SPARTAK BRAHON qe eshte deputet e kryetar komisioni per Siguri Kombetare (?!). Po te jene me shume idealiste e me pak materialiste do kishte per ta respekt me shume.

  • ” …nje ” demshperblim …
    ” qe sigurisht do ta marrin.Me shume BESIM,me shume OPTIMIZEM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *