Pas 23 vjetësh, kauza gati e shenjtë e rehabilitimit të të përndjekurve politikë, është katandisur në një mesele, ku flitet vetëm për shifra parash që atyre duhet t`u jepen për vitet e burgut. Përmenda pak më sipër togfjalëshin ‘kauzë e shenjtë’, sepse me një vlerë kaq të lartë çmoheshin atë kohë ata njerëz, ajo kastë heronjsh, të gjallë e të vdekur bashkë, që e kishin paguar shtrenjtë kundërshtinë ndaj rregjimit. Dhe duke qenë kështu, “dëmshpërblim” kryesor për ta konsiderohej që “të bëhej Shqipëria”, ajo për të cilën ata kishin vuajtur mizorisht dhe që e kishin ëndërruar, ndonëse më pas u luajt dhe karta e rehabilimit në shoqëri, me bonuse të ndryshme sociale, përfshirë dhe pagesa në të holla për vitet e burgut. E tani, debati për ta ka ngecur vetëm te tufat me kartmonedha që ata ëndërrojnë të marrin për ta shtyrë ca, në aq vite sa u kanë mbetur, se ajo më kryesorja, Shqipëria, zorr se do bëhet, ashtu siç ata e deshën. Dhe ky sindrom, është shndërruar në një epidemi mbarëshoqërore tek ne: vetëm të bëjë ca para, pa në djall Shqipëria!

Te perndjekurit kerkuan gjithmone demshperblim lekesh per vete dhe nuk kerkuan demshperblim per Shqiperine qe vuajti diktaturen. Keta ish te denuar mblidheshin vetem per leke e jo kur shikonin krye-persekutorin FEHMI ABDIU qe drejtonte Gjykaten Kushtetuese, apo SPARTAK BRAHON qe eshte deputet e kryetar komisioni per Siguri Kombetare (?!). Po te jene me shume idealiste e me pak materialiste do kishte per ta respekt me shume.
” …nje ” demshperblim …
” qe sigurisht do ta marrin.Me shume BESIM,me shume OPTIMIZEM.