Itali, shkatërrohet banda e trafikut të drogës, në pranga kapoja shqiptar

anazapta

Një bandë italo-shqiptare e trafikimit të lëndëve narkotike është shkatërruar nga policia e shtetit fqinj. Banda që merrej me trafikimin e heroinës dhe kokainës operonte në zonën e Marsica-s, në Itali.

Lënda mbërrinte nga Shqipëria në shtetin matanë Adriatikut, ku nëpërmjet trafikimit të saj, banda fitonte të paktën 1 mijë euro në ditë.

Sipas policisë italiane, të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës ishin të paktën 8 shtetas shqiptarë. Banda drejtohej nga Edmond Kavalli, i cili është vënë në pranga.

Gjithashtu janë arrestuar edhe Saimir Kavalli, 24 vjeç dhe Vjolanda Kavalli, 34 vjeç.  Policia nuk bën të ditur identitetin e të arrestuarve të tjerë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *