Gary Neville, ish-kapiteni i Manchester Unitedit, fitues i Ligës së Kampionëve në finalen e 1999, ka thënë se ‘Djajtë e Kuq’ duhet të jenë realist. Sipas tij, ish-skuadra e tij ka pak gjasa për të eleminuar Bayernin e Munichut nga Liga e Kampionëve.
“Mendoj se po hymë në këtë ndeshje më shumë me shpresa sesa me bindje. Të jemi realist, Bayern është në maksimumin e tij. Po flasim për një ekip që luan me fuqi maksimale, ndërkohë që Manchester Unitedi është në tranzicion”, tha ish kapiteni.
Ish- mbrojtësi anglez bëri të ditur se nuk duhet anashkaluar faktin se ky është shorti më i vështirë që ka mundur ta kishte Unitedi.
Skuadra e Pep Guardiolas ka regjistruar vetëm një humbje në të gjitha garat këtë sezon (nga Manchester City në fazën grupore), ndërsa tashmë e kanë fituar titullin e Bundesligas për edicionin 2013/2014./I.K
