Gary Neville: Pak shpresa për të eleminuar Bajernin

anazapta

Gary Neville, ish-kapiteni i Manchester Unitedit, fitues i Ligës së Kampionëve në finalen e 1999, ka thënë se ‘Djajtë e Kuq’ duhet të jenë realist. Sipas tij, ish-skuadra e tij ka pak gjasa për të eleminuar Bayernin e Munichut nga Liga e Kampionëve.

“Mendoj se po hymë në këtë ndeshje më shumë me shpresa sesa me bindje. Të jemi realist, Bayern është në maksimumin e tij. Po flasim për një ekip që luan me fuqi maksimale, ndërkohë që Manchester Unitedi është në tranzicion”, tha ish kapiteni.

Ish- mbrojtësi anglez bëri të ditur  se nuk duhet anashkaluar faktin se ky është shorti më i vështirë që ka mundur ta kishte Unitedi.

Skuadra e Pep Guardiolas ka regjistruar vetëm një humbje në të gjitha garat këtë sezon (nga Manchester City në fazën grupore), ndërsa tashmë e kanë fituar titullin e Bundesligas për edicionin 2013/2014./I.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *