FIFA ndëshkon Hungarinë dhe Bullgarinë

redaktor

Ka ndjenja nga më të ndryshmet në dy vende të Europës, të goditura së fundmi nga FIFA për shkak të racizmit. Hungaria dhe Bullgaria do t’i luajnë ndeshjet e tyre eleminatore të radhës në shtëpi pa tifozë dhe shkak është bërë sjellja e një pjese të tifozëve.

Ndërsa mediat i bëjnë jehonë ndëshkimit, tifozët në Hungari, përgjithësisht janë pajtuar me dënimin, ndonëse jo tërësisht.
“Më duket pak i ashpër si dënim pasi vetëm disa tifozë u sollën keq, por kjo është praktika në Europë dhe ne duhet të mësojmë”, – thotë njëri prej tyre.
Një tjetër tifoz është më i mbarë. “Mendoj se është dënim i kuptueshëm dhe federata jonë duhet të jetë më e ashpër me këta tifozë”. Hungaria e mori dënimin për shkak të racizmit në ndeshjen ndaj Izraelit. Gjoba është 40 000 euro.
Në Bullgari, tifozët nuk janë kaq të qetë, ndërsa skuadra e tyre u dënua për shkak të racizmit ndaj një lojtari me ngjyrë në ndeshjen ndaj Danimarkës dhe u gjobit 35 000 euro.
Gazetat ishin thjesht informuese dhe nuk reaguan keq, veçse një pjesë e tifozëve ndihen të goditur.
“Mendoj se kjo nuk është e drejtë, po e pëson gjithë skuadra nga fare pak të çmendur”, – thotë njëri prej tyre.
“Dënimi ka gabuar shënjestër, pasi nuk godet ata që sillen keq, por gjithë tifozët e futbollit në vendin tonë”, – shprehet një tjetër, ndërsa më problematik gjykimi i tjetrit: U dënuam sepse jemi vend i Europës Lindore”.
Le të shpresojmë që të ketë përmirësime pas këtyre dënimeve.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *