Gjiknuri: Sektori energjetik ka akumuluar borxhe të mëdha

anazapta

Energjia përbën pikën më të dobët të ekonomisë shqiptare. Kështu u shpreh ministri Damian Gjiknuri, gjatë tryezës ku të pranishëm ishin  donatorë të sistemit energjetik. Ministri Gjiknuri tha se  kemi një sektor që vuan nga një deficit i madh monetar, i cili ka akumuluar borxhe të mëdha.

“Kemi kompani, të cilat performojnë të gjitha me humbje për shkak të mungesës së likuiditetit në sektorin e energjetikës”, tha ministri Gjiknuri.

Për përfaqësuesin e Bankës Botërore, Salvador Rivera për të dalë nga kjo situatë, vendit i nevojiten masa serioze nga përmirësimi i treguesve deri tek reformimi i modelit aktual të tregut.

“KESH dhe Kompania e Shpërndarjes janë në gjendje të vështirë dhe nuk ka dyshim për këtë. Disa nga masat e rëndësishme që duhen ndërmarrë janë rritja e arkëtimeve, do të duhet reduktimi i nivelit të humbjeve dhe reforma të tjera në modelin aktual të tregut. Ne mbështesim reformat që Ministria po ndërmerr dhe jemi gati të mbështesim nivelin e investimeve që do të nevojiten”, tha Rivera.
Duke iu referuar rritjes së çmimit të Energjisë, ministri Gjiknuri tha se tarifat e reja nuk do të godasin konsumatorët familjare.

“Kostoja e energjisë të jetë sa më reflektive. Patjetër duke u kujdesur që çmimi asnjëherë mos godasë familjet dhe pikërisht që duam qëndrueshmërinë e cmimit, por duam njëkohësisht që edhe tehun e reformave tona ta orientojmë tek ndalimi i abuzimit me energjinë elektrike”, tha Gjiknuri.

Ndërsa përfaqësuesi i Bankës Botërore kërkoi mbrojtjen e grupeve vulnerabël.

“E vetmja mënyrë përmes së cilës sistemi të funksionojë është ndërhyrje serioze për shërimin e plotë të tij. Jemi dakord që sistemi energjetik në vend do të përmirësohet duke mbrojtur grupet vulnerabël'”, tha Rivera.

 

Share This Article
4 Comments
  • sipas teje shqipetaret duhen te presin sa te lani borxhet ju…..nuk ka sens, reformat duhen te jene radikale. gjendjet e jashtezakonshme duan masa te jashtezakonshme.

  • Mungesa e strategjise se miratuar per zhvillimin e sistemit energjetik dhe menaxhimi i dobet i KESH it jane faktoret baze te prapambetjes i dashur Damian. Cfare masash ke marre ti per ta regulluar kete gjendje ne 7 muaj apo prite te thahen lqenet e te rriten humbjet.Pse keshtu menaxhohet kaskada e Drinit? A e di ti , ata qe ke vene ne krye te Keshit agronomi dine,se Fierza ka rregullim shume vjecar dhe shkenca nuk njeh militantizem?
    Pyet specialistet e vjeter qe i ke harruar,miqte e babait tend te nderuar dhe do ta rregullosh punen.Te vafte mbare dhe leri lloqet e justifikimet se paraardhesit e tu mburreshim me kredite d.m.th. borxhet qe mernin.

  • CMIMET E BLERJES SE ENERGJISE NGA SHTETI SHQIPETAR

    1. DHJETOR 2013 40 EUR/KW
    2. JANAR 2014 40 EUR/KW
    3. SHKURT 2014 70 EUR/KW
    4. MARS 2014 40 EUR/KW

    ME NJE TE FIRMOSUR GJIKNURI KA VJEDHUR 5 MILION EURO NGA XHEPAT TANE E KOMENTUESIT KETU ME LART I QAJNE HALLIN SE SI TA ADMINISTROJE ME MIRE PROBLEMIN E ENERGJISE.

    KETA QENER DUHEN FUTUR NE BURG E TJU NXIRREN ATO PARA QE KANE VJEDHUR NGA HUNDET.

  • A jo,jo te gjithe Jane humbese:Fazlici nga hici u bâ multimillioner edhe tregtar elektriciteti ne gjithe balkanin ,vetem fale ‘kishe ‘ ‘humbjeve ne rrejet’ ne shqiperi e kosove!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *