Energjia përbën pikën më të dobët të ekonomisë shqiptare. Kështu u shpreh ministri Damian Gjiknuri, gjatë tryezës ku të pranishëm ishin donatorë të sistemit energjetik. Ministri Gjiknuri tha se kemi një sektor që vuan nga një deficit i madh monetar, i cili ka akumuluar borxhe të mëdha.
“Kemi kompani, të cilat performojnë të gjitha me humbje për shkak të mungesës së likuiditetit në sektorin e energjetikës”, tha ministri Gjiknuri.
Për përfaqësuesin e Bankës Botërore, Salvador Rivera për të dalë nga kjo situatë, vendit i nevojiten masa serioze nga përmirësimi i treguesve deri tek reformimi i modelit aktual të tregut.
“KESH dhe Kompania e Shpërndarjes janë në gjendje të vështirë dhe nuk ka dyshim për këtë. Disa nga masat e rëndësishme që duhen ndërmarrë janë rritja e arkëtimeve, do të duhet reduktimi i nivelit të humbjeve dhe reforma të tjera në modelin aktual të tregut. Ne mbështesim reformat që Ministria po ndërmerr dhe jemi gati të mbështesim nivelin e investimeve që do të nevojiten”, tha Rivera.
Duke iu referuar rritjes së çmimit të Energjisë, ministri Gjiknuri tha se tarifat e reja nuk do të godasin konsumatorët familjare.
“Kostoja e energjisë të jetë sa më reflektive. Patjetër duke u kujdesur që çmimi asnjëherë mos godasë familjet dhe pikërisht që duam qëndrueshmërinë e cmimit, por duam njëkohësisht që edhe tehun e reformave tona ta orientojmë tek ndalimi i abuzimit me energjinë elektrike”, tha Gjiknuri.
Ndërsa përfaqësuesi i Bankës Botërore kërkoi mbrojtjen e grupeve vulnerabël.
“E vetmja mënyrë përmes së cilës sistemi të funksionojë është ndërhyrje serioze për shërimin e plotë të tij. Jemi dakord që sistemi energjetik në vend do të përmirësohet duke mbrojtur grupet vulnerabël'”, tha Rivera.
sipas teje shqipetaret duhen te presin sa te lani borxhet ju…..nuk ka sens, reformat duhen te jene radikale. gjendjet e jashtezakonshme duan masa te jashtezakonshme.
Mungesa e strategjise se miratuar per zhvillimin e sistemit energjetik dhe menaxhimi i dobet i KESH it jane faktoret baze te prapambetjes i dashur Damian. Cfare masash ke marre ti per ta regulluar kete gjendje ne 7 muaj apo prite te thahen lqenet e te rriten humbjet.Pse keshtu menaxhohet kaskada e Drinit? A e di ti , ata qe ke vene ne krye te Keshit agronomi dine,se Fierza ka rregullim shume vjecar dhe shkenca nuk njeh militantizem?
Pyet specialistet e vjeter qe i ke harruar,miqte e babait tend te nderuar dhe do ta rregullosh punen.Te vafte mbare dhe leri lloqet e justifikimet se paraardhesit e tu mburreshim me kredite d.m.th. borxhet qe mernin.
CMIMET E BLERJES SE ENERGJISE NGA SHTETI SHQIPETAR
1. DHJETOR 2013 40 EUR/KW
2. JANAR 2014 40 EUR/KW
3. SHKURT 2014 70 EUR/KW
4. MARS 2014 40 EUR/KW
ME NJE TE FIRMOSUR GJIKNURI KA VJEDHUR 5 MILION EURO NGA XHEPAT TANE E KOMENTUESIT KETU ME LART I QAJNE HALLIN SE SI TA ADMINISTROJE ME MIRE PROBLEMIN E ENERGJISE.
KETA QENER DUHEN FUTUR NE BURG E TJU NXIRREN ATO PARA QE KANE VJEDHUR NGA HUNDET.
A jo,jo te gjithe Jane humbese:Fazlici nga hici u bâ multimillioner edhe tregtar elektriciteti ne gjithe balkanin ,vetem fale ‘kishe ‘ ‘humbjeve ne rrejet’ ne shqiperi e kosove!