Tiranë, i vjedh kartën e kreditit dhe i merr lekët në bankomat

anazapta

Një 40-vjeçar u arrestua dje nga policia e kryeqytetit si hajdut i kartave të kreditit. Ermen Saliu, akuzohet se tre ditë më parë, te stacioni i trenit, i ka vjedhur kartën e kreditit dhe më pas i ka marrë E. B., në bankomat shumën prej 19 mijë lekësh. Po dje u ndaluan nga Seksioni i Kërkimit Leutrim Domi, 23 vjeç, banues në Bathore, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burg për “mashtrim në kredi” dhe Arife Jata, 23 vjeçe, banuese në Pezë, për veprën penale të mashtrimit.

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Eshtë shtuar shumë “popullata hajdutomashtruese”!? Bum demografik i imitimit të vlerave saliane!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *