Kristian Vieri nën hetim

anazapta

Kristian Vieri është në hetim për mashtrim. Prokuroria Italiane ka nisur një hetim ndaj ish-futbollistit të Interit, Milanit, Juventusit dhe Lazios, i cili dyshohet për manipulimin e të dhënave të kompanisë së tij, në mënyrë që të përfitonte nga ligji i falimentimit.

Vieri së bashku me futbollistin Kristian Broki kishin krijuar një biznes  “BFC&CO” në vitin 2005, por shpallën falimentimin në vitin 2010. Por bilancet e kompanisë nuk flasin për humbjet 6-8 milionë euro që kanë raportuar pronarët.  Sipas prokurorisë, futbollistët kanë abuzuar me këto fonde të fshehura dhe detyrimet ndaj shtetit e kreditorëve të tjerë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *