Kristian Vieri është në hetim për mashtrim. Prokuroria Italiane ka nisur një hetim ndaj ish-futbollistit të Interit, Milanit, Juventusit dhe Lazios, i cili dyshohet për manipulimin e të dhënave të kompanisë së tij, në mënyrë që të përfitonte nga ligji i falimentimit.
Vieri së bashku me futbollistin Kristian Broki kishin krijuar një biznes “BFC&CO” në vitin 2005, por shpallën falimentimin në vitin 2010. Por bilancet e kompanisë nuk flasin për humbjet 6-8 milionë euro që kanë raportuar pronarët. Sipas prokurorisë, futbollistët kanë abuzuar me këto fonde të fshehura dhe detyrimet ndaj shtetit e kreditorëve të tjerë.