Kapet 1 kg kokainë në Kakavijë, arrestohet shoferi i furgonit

anazapta

Një kilogram kokainë është sekuestruar sot në mesditë nga policia në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë. Policia kufitare ka ndaluar drejtuesin e furgonit tip Benz me targa AA 494  FN, në mjetin e të cilit u gjet 1 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e mbështjellë me natriban.

Shoferi është Ilir Gjergji, nga Patosi. Kokaina ishte fshehur në sediljen e pasagjerit. Policia po punon për zbulimin e të tjerë personave në implikuar në trafikun e lëndës narkotike.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *