Një kilogram kokainë është sekuestruar sot në mesditë nga policia në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë. Policia kufitare ka ndaluar drejtuesin e furgonit tip Benz me targa AA 494 FN, në mjetin e të cilit u gjet 1 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e mbështjellë me natriban.
Shoferi është Ilir Gjergji, nga Patosi. Kokaina ishte fshehur në sediljen e pasagjerit. Policia po punon për zbulimin e të tjerë personave në implikuar në trafikun e lëndës narkotike.