Ikën Endira Bushati, nis zëvendësimi edhe i anëtarëve të tjerë të AMA-s

redaktor

Pas muajsh të tërë zvarritjesh, Komisioni i Medias votoi më në fund sot për hapjen e 4 vendeve vakante në AMA-s, përfshirë edhe postin e kryetares Endira Bushati.

“Nga ky çast nis zyrtarisht procesi për zëvendësimin e 4 anëtarëve të AMA-s, përfshirë edhe kryetaren ” tha deputeti i PS-së, Alfred Peza.

Vendet vakante janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pasi deputetët e opozitës janë larguar nga mbledhja pasi nuk u miratua kërkesa e tyre që t’i kalohej këshillit të legjislacionit diskutimi për ligjshmërinë e mandatit të kryetares së AMA-s.

Endira Bushati ndodhet në krye te AMA-s në shkelje të ligjit, duke qenë se prej një viti asaj i ka mbaruar mandati.

Por, opozita pretendon të kundërtën, duke kërkuar që ajo të vijojë në këtë post.

6

Share This Article
1 Comment
  • Duhet te promovohen edhe te tjere qe kane studiuar ne europe dhe te sjellin frymen e re
    NUK jame dakort qe mbas mbarimit te mandatit te ngrohin kolltuket te vazhdoj reforma te vijne njerez te afte prandaj i mori kjo qeveri votat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *