Pas muajsh të tërë zvarritjesh, Komisioni i Medias votoi më në fund sot për hapjen e 4 vendeve vakante në AMA-s, përfshirë edhe postin e kryetares Endira Bushati.
“Nga ky çast nis zyrtarisht procesi për zëvendësimin e 4 anëtarëve të AMA-s, përfshirë edhe kryetaren ” tha deputeti i PS-së, Alfred Peza.
Vendet vakante janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pasi deputetët e opozitës janë larguar nga mbledhja pasi nuk u miratua kërkesa e tyre që t’i kalohej këshillit të legjislacionit diskutimi për ligjshmërinë e mandatit të kryetares së AMA-s.
Endira Bushati ndodhet në krye te AMA-s në shkelje të ligjit, duke qenë se prej një viti asaj i ka mbaruar mandati.
Por, opozita pretendon të kundërtën, duke kërkuar që ajo të vijojë në këtë post.


Duhet te promovohen edhe te tjere qe kane studiuar ne europe dhe te sjellin frymen e re
NUK jame dakort qe mbas mbarimit te mandatit te ngrohin kolltuket te vazhdoj reforma te vijne njerez te afte prandaj i mori kjo qeveri votat