Godina e ish-kampit të punëtorëve në Dhërmi ishte ndërtesa e radhës që u shemb sot me tritol nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar .
Shpërthimi i kontrolluar i objektit 3-katësh mbi 1 mijë metra katror ndodhi në orën 16:10 minuta të ditës së sotme.
INUK përdori 180 kg tritol të cilat ishin vendosur në 1800 vrima që ishin hapur në kolonat kryesore të ndërtesës.
“Zyhdi Dajti kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtarka qenë i pranishëm për të monitoruar shpërthimin ndërsa skena është ndjekur me kuriozitet edhe nga disa turistë që gjendën atje” tregon gazetari në Vlorë Gentian Bellaj i cili ndoqi nga afër shpërthimin.
Godina kishte vite që ishte amortizuar dhe shpesh ishte kthyer në një vend grumbullimi plehrash. Shembja ka për qëllim lirimin e hapësirave publike buzë detit.

Edhe Enver Hoxha paska ndertuar pa leje 🙂
KOCUA I VARFER E DI SE CFARE LUHET PAS KESAJ
KUSHEDI SI JA KA BERE PLANIN????!!!!!
MJERE Shqiperija!!! Ne periudhen e Ndritur te SOCIALIZMIT, krahas Objekteve Industriale:Fabrika, Kombinate. Hidro e Termo Centrale nga Jugu ne Veri, U NDERTUAN Shtepi per Pushimin e Puntoreve! Ne keto 24 vjet ‘DEMO…..” U Rrafshua GJITHESHKA! ‘Po me Uren c’paten?’
E cdo gje e Enverit do prishet. Pas shtat vjetesh nje gjigant hotel do ndertohet. Me siguri vendali stafi, por ne dekumente nje shoqeri turistike e huaj.
PSE PRISHNI ORE TE PRISHUR NGA MENTE ? LERINI ATO NDERTIME QE U BENE ME GJAKUN E POPULLIT DHE NGA ARQITEKTET E DALE NGA POPULLI SHQIPTAR !
MOS E GEZOVSHIN ATA QE E KANE MARRE KETE VEND!
Tani cfar do sherbej ky truall i liruar?
si ka mundesi qe shpetoi pa u blere me letra me vlere
SA PERFITON KOMUNITETI ?