Shembet në mënyrë të kontrolluar ish-kampi i punëtorëve në Dhërmi

anazapta

Godina e ish-kampit të punëtorëve në Dhërmi ishte ndërtesa e radhës që u  shemb sot me tritol nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar .

Shpërthimi i kontrolluar i objektit 3-katësh mbi 1 mijë metra katror ndodhi në orën 16:10 minuta të ditës së sotme.

INUK përdori 180 kg tritol të cilat ishin vendosur në 1800 vrima që ishin hapur në kolonat kryesore të ndërtesës.

“Zyhdi Dajti kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtarka qenë i pranishëm për të monitoruar shpërthimin ndërsa skena është ndjekur me kuriozitet edhe nga disa turistë që gjendën atje” tregon gazetari në Vlorë Gentian Bellaj i cili ndoqi nga afër shpërthimin.

Godina kishte vite që ishte amortizuar dhe shpesh ishte kthyer në një vend grumbullimi plehrash. Shembja ka për qëllim lirimin e hapësirave publike buzë detit.

 

Share This Article
6 Comments
  • MJERE Shqiperija!!! Ne periudhen e Ndritur te SOCIALIZMIT, krahas Objekteve Industriale:Fabrika, Kombinate. Hidro e Termo Centrale nga Jugu ne Veri, U NDERTUAN Shtepi per Pushimin e Puntoreve! Ne keto 24 vjet ‘DEMO…..” U Rrafshua GJITHESHKA! ‘Po me Uren c’paten?’

  • E cdo gje e Enverit do prishet. Pas shtat vjetesh nje gjigant hotel do ndertohet. Me siguri vendali stafi, por ne dekumente nje shoqeri turistike e huaj.

  • PSE PRISHNI ORE TE PRISHUR NGA MENTE ? LERINI ATO NDERTIME QE U BENE ME GJAKUN E POPULLIT DHE NGA ARQITEKTET E DALE NGA POPULLI SHQIPTAR !

    MOS E GEZOVSHIN ATA QE E KANE MARRE KETE VEND!

  • Tani cfar do sherbej ky truall i liruar?
    si ka mundesi qe shpetoi pa u blere me letra me vlere
    SA PERFITON KOMUNITETI ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *