Akademiku, Rexhep Qosja ka lëvduar përpjekjet e qeverisë Rama në muajt e parë të qeverisjes i pyetur mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, gjatë një vizite në Gjirokastër: “Po shihen përpjekje për një evropianizim të përshpejtuar të Shqipërisë, me mendime e ide të reja, që ia kalojnë përpjekjeve 23-vjeçare” – tha qosja.
Vizita e tij në Gjirokastër përkon me edicionin e pestë “Fest- Argjiro 2014”, një ngjarje e përvitshme, e cila organizohet dhe mbështetet nga Bashkia e Gjirokastrës. Qosja e ka cilësuar Gjirokastrën si një qytet unik në botë, ndaj, tha ai, “duhet mbrojtur nga të gjithë, në mënyrë të veçantë nga shteti”.
Në mbledhjen e pestë të Kuvendit të Labërisë në Gjirokastër, Akademiku Rexhep Qosja është nderuar me “Emblemën e Argjendtë” të Gjirokastrës, ndërsa Alfred Moisu ka marrë titullin “Nderi i Qytetit” të Gjirokastrës.

E meriton,respekt ter Gjirokastren QE DI TE VLERESOJE !