Qosja: Rama, mendime e ide të reja, që ia kalojnë përpjekjeve 23-vjeçare

redaktor

Akademiku, Rexhep Qosja ka lëvduar përpjekjet e qeverisë Rama në muajt e parë të qeverisjes i pyetur mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, gjatë një vizite në Gjirokastër:  “Po shihen përpjekje për një evropianizim të përshpejtuar të Shqipërisë, me mendime e ide të reja, që ia kalojnë përpjekjeve 23-vjeçare” – tha qosja.

Vizita e tij në Gjirokastër përkon me edicionin e pestë “Fest- Argjiro 2014”, një ngjarje e përvitshme, e cila organizohet dhe mbështetet nga Bashkia e Gjirokastrës. Qosja e ka cilësuar Gjirokastrën si një qytet unik në botë, ndaj, tha ai, “duhet mbrojtur nga të gjithë, në mënyrë të veçantë nga shteti”.

Në mbledhjen e pestë të Kuvendit të Labërisë në Gjirokastër, Akademiku Rexhep Qosja është nderuar me “Emblemën e Argjendtë” të Gjirokastrës, ndërsa Alfred Moisu ka marrë titullin “Nderi i Qytetit” të Gjirokastrës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *