Qeveria pa të tjerët.. Dhe të tjerët pa qeverinë

anazapta

Nëse e paska në dorë integrimin opozita, siç thotë Saliu, atëherë qenka e thjeshtë. Heqim Saliun dhe vendosim në pushtet opozitën, apo jo? Këto legenërira politike të Saliut që zenë vend vetëm në Shqipëri duhet të marrin fund. Nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër  të rajonit  kjo që ka ndodhur me Shqipërinë. Asnjë vend  aspirant nuk ka pritur kaq gjatë në një stacion të vogël  dhe  ende të  largët  drejt Europës së Bashkuar, siç është  kualifikimi  vend kandidat. Jemi parakaluar  nga  Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia në një maratonë që ne e kemi nisur disa vite përpara tyre.

 

Kemi mbetur të fundit kur kemi qenë të parët në  këtë korsi. Zbatimi i kritereve- ky është  kushti që duhet përmbushur. Nga kush?  Nga qeveria që  është votuar e mandatuar prej  populli për ta çuar vendin në Europë. Nga institucionet e pavarura -Presidenti, Gjykatat, Prokuroria, Sherbimi informativ Shtetëror, Avokati i Popullit,  e tjerë. Nga opozita që ka rolin e saj  të pazevendësushëm në këtë  proces, si  institucioni që kontrollon, kritikon, kërkon  llogari. Nga  organizatat e shoqërisë  civile dhe publiku mbarë.  Nuk ka dyshim se integrimi  i shpejtë dhe i sigurt është një mision në grup.

 

Por integrimi  ka specifikën se  në një rrethanë të caktuar  qeveria mund ta bëjë  edhe pa gjithë të tjerët, kurse gjithë të tjerët nuk mund ta bëjnë pa qeverinë. Ndaj boll me brockullat e Saliut se na neveriti dhe bukën që hamë.

 

Email në adresën: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *