Nëse e paska në dorë integrimin opozita, siç thotë Saliu, atëherë qenka e thjeshtë. Heqim Saliun dhe vendosim në pushtet opozitën, apo jo? Këto legenërira politike të Saliut që zenë vend vetëm në Shqipëri duhet të marrin fund. Nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër të rajonit kjo që ka ndodhur me Shqipërinë. Asnjë vend aspirant nuk ka pritur kaq gjatë në një stacion të vogël dhe ende të largët drejt Europës së Bashkuar, siç është kualifikimi vend kandidat. Jemi parakaluar nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia në një maratonë që ne e kemi nisur disa vite përpara tyre.
Kemi mbetur të fundit kur kemi qenë të parët në këtë korsi. Zbatimi i kritereve- ky është kushti që duhet përmbushur. Nga kush? Nga qeveria që është votuar e mandatuar prej populli për ta çuar vendin në Europë. Nga institucionet e pavarura -Presidenti, Gjykatat, Prokuroria, Sherbimi informativ Shtetëror, Avokati i Popullit, e tjerë. Nga opozita që ka rolin e saj të pazevendësushëm në këtë proces, si institucioni që kontrollon, kritikon, kërkon llogari. Nga organizatat e shoqërisë civile dhe publiku mbarë. Nuk ka dyshim se integrimi i shpejtë dhe i sigurt është një mision në grup.
Por integrimi ka specifikën se në një rrethanë të caktuar qeveria mund ta bëjë edhe pa gjithë të tjerët, kurse gjithë të tjerët nuk mund ta bëjnë pa qeverinë. Ndaj boll me brockullat e Saliut se na neveriti dhe bukën që hamë.
Email në adresën: [email protected]