“Radiohead”: Kryeministër, mos e përdor muzikën tonë në fushatë, të hedhim në gjyq

anazapta

Tom Jork (Thom Yorke), lideri i grupit britanik Radiohead, thotë se do të hedhë në gjyq kryeministrin David Kamerun, nëse ky i fundit do ta përdorë muzikën e tij gjatë fushatës elektorale. Paralajmërimi i Jork vjen pasi kryeministri i Britanisë së Madhe u shpreh entuziast në lidhje me disa këngë të këtij grupi.

“Nuk më besohet se i ka pëlqyer kaq shumë “King of Limbs”. Po kujt i bëhet vonë? Për sa kohë nuk e përdor në fushatën elektorale, nuk më intereson. Nëse e bën, jam gati ta hedhe në gjyq”, ka thënë Jork.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *