Tom Jork (Thom Yorke), lideri i grupit britanik Radiohead, thotë se do të hedhë në gjyq kryeministrin David Kamerun, nëse ky i fundit do ta përdorë muzikën e tij gjatë fushatës elektorale. Paralajmërimi i Jork vjen pasi kryeministri i Britanisë së Madhe u shpreh entuziast në lidhje me disa këngë të këtij grupi.
“Nuk më besohet se i ka pëlqyer kaq shumë “King of Limbs”. Po kujt i bëhet vonë? Për sa kohë nuk e përdor në fushatën elektorale, nuk më intereson. Nëse e bën, jam gati ta hedhe në gjyq”, ka thënë Jork.