Malltezi kundër Gj. Kushtetuese

anazapta

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ti dhënë të drejtë Këshillit Kombëtar të territorit për të ndaluar ndërtimet abuzive të bashkisë ka acaruar keq dhëndrin e Berishës. Ai së bashku me Bashën kanë mobilizuar disa banorë të njësisë numër tetë në Tiranë dhe kërkojnë të shembet ish shtëpia e partisë që është zonë muzeale. Sipas Jamarbër Malltezit duhet shembur ajo shtëpi sepse rrezikon të bjerë. “Banoret e mire protestuan dje kundër vendimit të turpshëm të qeverisë të tipit “asgjë të ligë, çdo gjë me ligj”. Ata mbështesin padinë që Bashkia e Tiranes ka ngritur në Gjykatën Kushtetuese ndaj këtij vendimi antiligjor të qeverisë që ndërhyn paligjshëm në kompetencat e planifikimit të territorit nga qeverisja vendore”, shkruan Malltezi në Facebook. Ai vazhdon më tej duke sulmuar edhe prefektin e Tiranës. “Turp dhe faqe e zeze edhe për prefektin e Tiranes i cili vjen nga një familje e vjetër nga e njëjta lagje e vjetër e qytetit dhe që për arsye të servilizmit politik nuk guxon të dalë në krah të qytetareve dhe të kundërshtojë marrinë dhe ligësinë e qeverisë për këta njerëz të mirë”, përfundon burri i Argita Berishës. Çudi e madhe në këtë vend, kur je në opozitë akuzon qeverinë se prish zonat e mbrojtura ndërsa me këta ndodh e kundërta kundërshtojnë qeverinë se i mbron zonat muzeale. Ore mos kemi ndonjë plan për pallat aty dhe na ikën ca lekë nga duart? Përgjigju Abiiiii!

Share This Article
3 Comments
  • Po qytetaret e mire i ruajne zonat muzeale o faqe zi.Po ik nuk ke turp qe del per dite me statuset e tua ne fb.Ik o faqe bardhe,qe ti na dalke ne krahe tw shokur te gruas

  • Ky dhenderi servil i Berishes, vazhdon servilizmin e tij ndaj te vjehrrit.
    Por ky duhet te jape llogari per pasurite e pamerituara qe vuri gjate kohes qe i vjehrri ishte ne pushtet, dhe kur gruaja e tij rropi te gjitha bizneset. Saper statuset, mos ja merrni seriozisht, ky Abi asnjehere nuk ka patur nje gje te veten per te cilen duhet te dallohet.
    Asnjehre nuk u paraqit si njeri i mendimit te pavarur, si profesionist ne nje drejtim te caktuar, si ekspert i nje fushe te caktuar. Ai njihet vetem si burri i Argites. Duket qarte, qe megjithese mundohet fort, as Berisha nuk e merr ndonjehre seriozisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *